Bujari do t’i preazantojë pjesët 6 dhe 9 të Planit 3-6-9 para eurokomisarit Johanes Han

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, do të jenë nikoqir të komisarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Takimi do të mbahet nesër, e hënë 20 nëntor, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane. Në takim, Osmani do të prezantojë pakot e reja për reforma Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin plotësim të Planit 3-6-9, e në të cilat përfshihen reformat që dalin nga të gjitha gjetjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga të gjitha institucionet tjera relevante të vendit dhe ndërkombëtare.

Qasja e veçantë rreth reformave prioritare në fushat kuçe, në gjyqësor, reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, në detaje do të prezantohen nga ministrat kompetent të resorëve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen dhe implementimin e tyre, Spasovski, Saliji dhe Mançevski.StrugaLajm

Osmani, eurokomesarit Han do t’ia prezantojë edhe pjesët kyçe të raportit për implementimin e pjesës tre të Planit 3-6-9, i cili u kurorëzua me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe kredibile. Takimi do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, me fillim në ora 15.

In : Aktuale

Loading...
loading...