Burg për shqiptarin në Angli që ktheu banesën në “fermë” kanabisi

Policia angleze ka dënuar me 16 vite burg një shqiptar në Angli pasi akuzohet për kultivim droge.

Mediat angleze shkruajnë se ai është Mariglen Alla dhe ka pranuar kuzat për kultivim drogetë klasit B.

Vendimi për 27 vjeçarin u dha nga gjyqtari Simon Bourne-Arton, ndërsa shqiptari ishte arrestuar nga policia në shtator të 2017.

Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën 700 mijë paund.StrugaLajm

Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27 vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.

Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.

In : Aktuale

Loading...
loading...