Burg për tre shqiptarët që shkruanin “UÇK” në Beograd

 

Beograd, 8 janar – Tre shqiptarë, sipas gazetës “V.Novosti”, natën në mes të 6 e 7 janarit në Beograd kanë shkruar në borën mbi vetura simbolet e, siç shprehet kjo gazetë, UÇK-së terroriste, dhe për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burgim, transmeton Koha.net.

Policia, për shkak të këtij skandali që ka shqetësuar banorët e Mirijevës në vigjilie të Kërshëndellave ortodokse, ka reaguar menjëherë duke i arrestuar menjëherë Iba Bajramin (20) dhe Shpreson Bajramin (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25) nga Prizreni, njofton “Novosti”.StrugaLajm

Ata, atë natë, kanë shkruar “UÇK”në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.StrugaLajm

Pas arrestimit të tyre, policia i ka dërguar menjëherë më gjykatën për kundërvajtje, e cila ua ka shqiptuar dënimin me burg.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...