Burg shqiptarit nga Gjermania që përdori dhunë në familje

Zënka familjare për obligimet shtëpiake gjatë muajit maj të këtij viti, në një familje shqiptare në Gjermani ka përfunduar me gjak. Tani, autorit 43-vjeçar i është shqiptuar dënim i rëndë.

Për shkak të vrasjes në tentativë, Gjykata rajonale në Münster të premten e ka dënuar një shqiptar me profesion shofer, me shtatë vite burg. Me këtë, Gjykata e ka përmbushur kërkesën e Prokurorisë. Avokatja e viktimës ka kërkuar tetë vite burg, ndërsa pala mbrojtëse maksimum pesë vite.

Zënka është shkaktuar për shkak të gjendjes së rënduar financiare në familje. I akuzuari bashkëshortne e kishte njoftuar në Shqipëri, kur ajo ka qenë e moshës „diku 15 apo 16 vite“, ka spjeguar gjykatësja gjermane. Dy vite më vonë, çifti martohet, por gjerat nuk shkuan siç duhet, pasi bashkëshorti gjithnjë i kishte bërtitur, ofenduar e goditur me grushte në fytyrë. Bile, gjatë një zënke, ai e kishte kërcënuar se do ta vrasë.

Edhe vajza e tyre 13-vjeçare dhe i biri 18-vjeçar janë ndëshkuar nga babai edhe për gabimin më të vogël, ka spjeguar më tej gjykatësja, shkruan „wn.de“ përcjellë „Shtegu.com“. Njëri nga mbrojtësi juridikë kishte shënuar se familja kishte jetuar enkas sipas traditës shqiptare, në të cilën fjala e burrit ështe fundit, ndërsa kundërshtimet nuk kanë qenë të lejuara.StrugaLajm

Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, problemet gjithnjë e më tepër janë shtuar, që kanë nxitur bashkëshortin të përdorë edhe thikë. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...