Burgu i Idrizovës reagon pas vdekjes së Rexhail Qerimi

Nga Burgu i Idrizovës thonë se menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë, mirëpo për shkaka të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, e kanë nisur transportin e tij drejt spitalit me veturë zyrtare, pas çka janë takuar me automjetin e ndihmës së shpejtë.

“I burgosuri menjëherë ka qenë i dërguar me veturë zyrtare në spitalin Nënë Tereza në Shkup, dhe diku nga lagjja “Goce Dellçev” janë takuar me personelin mjekësorë të ndihmës së shpejtë, pas çka i është ofruar ndihmë shëndetësore dhe reanimacion, që ishte pa sukses”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Burgut të Idrizovës, ku shtohet se vdekja është konstatruar nga dr. Frosina Mledenovska.

Nga burgu i Idrizovës thonë se i burgosuri Rexhail Qerimi nuk ka pasur sëmundje kronike, ndërkaq theksojnë se autoritetet i kanë siguruar kontrollet e nevojshme shëndetësore.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...