Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriu

Rreth 12 infermiere në muaj largohen nga Maqedonia e Veriut. Këtë alarm e ka ngritur Shoqata e Infermierëve për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv në RMV.

Nga kjo shoqatë theksojnë se infermieret kërkojnë rekomandime nga shoqatat dhe spitalet ku punojnë dhe më pas largohen jashtë vendit për punë, më së shumti shkojnë në Gjermani dhe Zvicër, Kroaci, etj.StrugaLajm

“Infermieret duan të mësojnë dhe të largohen, dhe nuk duan të punojnë në Maqedoni, arsyeja është paga e ulët, ka shumë punë. Jemi të mbingarkuar. Jemi një numër i vogël. Një motër punon sa për tre veta. Një infermiere në kujdesin intensiv kujdeset për 5-6 pacientë. Kjo është shumë. Një infermiere duhet të kujdeset për një pacient. Kemi kaluar kovidin, kemi kaluar shumë momente të vështira dhe ende nuk kemi mirëkuptimin e institucioneve të rëndësishme për të vlerësuar punën tonë”, theksoi kryetarja e shoqatës së infermiereve, Juliana Kazanxhiska. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...