Çelësi i fitores ,bashkëpunimi që në rrethin e parë

Të hënën, më 25 shtator zyrtarisht do të fillojë fushata parazgjedhore, ndërkaq partitë politike shqiptare – BDI dhe BESA një ditë përpara – të dielën do të mbajnë Konventat promovuese të kandidatëve për kryetar komunash dhe bartësve të listave për këshilltarë komunal, shkruan gazeta KOHA. Ndryshe nga BDI dhe BESA, ASH dhe PDSH fushatën do ta fillojnë të hënën, e para do të mbajë Konventën promovuese në Tetovë, e dyta partia e Thaçit që ka mbajtur Konventën më herët, por tubimin e parë parazgjedhor do të mbajë në Studeniçan. Në këto zgjedhje, tek partitë shqiptare – ashtu siç ndodhi me përzgjedhjen e kandidatëve, ku më shumë kemi emra partiak e më pak njerëz me biografi të pasur profesionale, edhe dizajnimi dhe prezantimi fushatës parazgjedhore do të jetë në duart e aktivistëve partiak të Shtabeve zgjedhore, por jo dhe nga organizata të profilizuar enkas për fushata parazgjedhore. Për dallim nga Shtabet zgjedhore, që këto ditë janë të fokusuara në përgatitjen e Konventave promovuese, lidershipet e partive dhe njerëzit me ndikim në strukturat lokale po punojnë intenzivisht në rrumbullakësimet dhe kalkulimet e bashkëpunimeve eventuale mes tyre në disa komuna që në rrethine parë, por më shumë në rrethin e dytë zgjedhor.

Shpresat e BDI-së për fitore në rrethin e parë

BDI, duke siguruar dhe duke shpresuar në mbajtjen e fjalës të LSDM-së se do të ndihmojë këtë parti në vota, shpreson në fitore që në rrethine parë në disa prej komunave kyçe rurale. Këtë synim të BDI-së mund të prish vetëm një bashkëpunim i ASH dhe BESËS, edhe atë që në rrethin e parë, duke ia votuar njëra-tjetrës kandidatët për kryetar të komunave. Partia e Ali Ahmetit që do të konkurrojë me moton “Për Komunë që duam”, pret fitore që në rrethin e parë në Likovë, Studeniçan, Tearcë, Bogovinë, Kërçovë dhe Vrapçisht, ndërkaq në Gostivar – shpreson të fitojë në rrethin e dytë zgjedhor ashtu si Strugë dhe Çair. Funksionarë të lartë të BDI-së, duke u mbështetur në analiza të brendshme partiake dhe në votat e zgjedhjeve parlamentare, ku partia tyre doli parti e parë në këtë komunë, thonë në kushte anonimiteti se në Strugë presin që kandidati i tyre, Ramiz Merko, të dalë i pari në rrethin e parë, me ç’rast presin edhe hidhërimin, siç thonë ata, nga kryetari i ASH, Zijadin Sela, duke e pasur edhe partner qeveritar si kandidat për kryetar në këtë kjo komunë. Për në Tetovë, këta funksionarë nuk pranojë të flasin ngaqë siç thonë, nuk shpresojnë shumë në përkrahjen e LSDM-së për kandidaten e tyre, Teuta Arifi, dhe nga fakti tjetër se frikësohen për një koalicion në rreth të dytë mes PDSH-së, Lëvizjes BESA dhe VMRO-së. Po nga BDI, sa i përket Çarit, ku me çdo kusht tentojnë të fitojnë këtë komunë, e cila në opinion po llogaritet si bastion i Lëvizjes BESA, zyrtarë të partisë së Ahmetit thonë shkurt se “Çairi, për shumë arsye, ka rëndësi strategjike”. Kandidati që ka përzgjedhur BDI, thonë në partinë e Ahmetit, flet shumë se në këtë degë – edhe nëse në fund nuk mund të fitojë, këtu do të nisin reformat të thella partiake.StrugaLajm

Se BESA ka një bashkëpunim me VMRO për të dytën herë nga BDI kanë përsëritur akuzat. “Vazhdon heshtja e Lëvizjes BESA lidhur me marrëveshjen e fshehtë me VMRO-DPMNE lidhur me zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Përkundër dyshimeve të ngritura në opinion se BESA është marrë vesh për mbështetje të ndërsjellë me VMRO-në, krerët e kësaj Lëvizje nuk e panë të arsyeshme për ditë të tëra të tregojnë se cili është pazari i marrëveshjes për mbështetje reciproke dhe koalicionim të tyre në nivel lokal. Ne si Bashkim Demokratik për Integrim, por edhe votuesit shqiptarë, e kanë të qartë se, që në momentin kur BESA iku nga Parlamenti më 27 prill – natën e përgjakshme dhe nuk votoi kryetarin e parë shqiptar të Parlamentit, z.Talat Xhaferi, ajo ishte marrë vesh me VMRO-në dhe Gruevskin për pazare të mëtutjeshme, duke ulur kështu peshën e votës dhe vendimmarrjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim, si një subjekt serioz dhe transparent, do të vazhdojë të demaskoj politikat e Lëvizjes BESA në dëm të qytetarëve shqiptarë, ndërsa sigurojmë se do të pengojmë çdo tentativë të kësaj Lëvizje të përçajë votat shqiptare, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga Lëvizja BESA, sa i përket bashkëpunimit me VMRO-në, i mohojë tërësisht akuzat e BDI-së duke thënë se “nuk duan të harxhojmë kohë dhe të biem pre e provokimeve të disa njerëzve që mendojnë dhe sillen mbrapsht në BDI dhe të cilëve u ka skaduar afati në politikë”. Sa i përket pretendimeve në rrethin e parë, në BESA thonë se e kanë të sigurt Likovën, Çairin, Sarajin, Bogovinën, Zhelinën, dhe Tearcën. Në rreth të dytë, nga BESA thonë se do të fitojnë Tetovën, Studeniçanin dhe Haraçinën. Nga kjo parti ndjehen të revoltuar pak me ASH sa i përket bashkëpunimeve në Likovë dhe Çair, por zyrtarë të lartë të Lëvizjes BESA thonë se me ASH do të bashkëpunojnë në rrethine dytë zgjedhor në ato komunat ku ata dhe partia e Selës do të kalojën në rreth të dytë.StrugaLajm

ASH shpreson në bashkëpunim të ndërsjellë me BESËN

Nga ana tjetër, tek ASH ndjehen të sigurt se kjo parti do të fitojë Strugën në rreth të dytë, ashtu siç do të fitojnë dhe në Gostivar, ndërsa në rreth të parë shpresojnë ta fitojnë Komunën e Vrapçishtit dhe atë të Bogovinës. “Me partitë tjera shqiptare jemi treguar të mëshirshëm, duke mos harruar interesin tonë kombëtar si shqiptarë dhe duke mos rënë pre e partive maqedonase siç po bie shumë shpejtë BDI. Këtë e themi për faktin se kandidatin e BDI-së në Kërçovë do ta përkrahim që në rrethine parë dhe këtë, ndërsa kemi mundur edhe ne të kandidojmë kandidat dhe t’i zvogëlojmë gjasat Fatmir Deharit të fitojë këtë komunë. Me Lëvizjen BESA nuk arritëm të formojmë koalicion parazgjedhor për arsye që i kemi thënë për opinionin, por duke qenë kujdestar i interesit shqiptar në Maqedoni, presim ndihmën e Lëvizjes BESA në rrethinë dytë zgjedhor ashtu siç do ta kenë dhe ndihmën tonë në ato komuna ku ata janë afër fitores”, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të ASH-ës. Ndryshe, në opinion dëgjohen zëra se pazaret politike mes partive kanë nisur që para fillimit të fushatë parazgjedhore, ku më shumë terren në këto pazare ka BDI meqë është në koalicion me LSDM, e cila i ka lehtësuar punën kësaj partie duke mos qitur kandidat në Gostivar Tetovë dhe Kërçovë. Nga ana tjetër, meqë ASH dhe BESA ka pak gjasa që të bashkëpunojnë në rrethin e parë për kandidatët për kryetar komune edhe pse po flitet se ASH do votojë kandidatët e BESËS në rrethin e parë në Likovë dhe Çair, kjo do të bëj që BDI në disa komuna rurale të dalë partia e parë, por me gjasë dhe të fitojë kryetarin që në rrethin e parë. Kjo me kushtin nëse anketat e fundit të IRI-it dhe dy anketave tjera do të mbajnë afërsisht të njëjtat parashikime edhe në prag të mbajtjes së zgjedhjeve. Sa i përket target grupeve, ata me bazë intelektuale, mes tyre një grupim i madhi mjekëve që kanë autoritet të madh në popull janë të prirur të nxjerrin ASH si forcë kryesore në disa komuna. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...