Çështja shqiptare në Maqedoninë veriore mbetet e hapur

Nga Arsim Sinani/StrugaLajm

Çështja shqiptare në Maqedoninë veriore mbetet e hapur. Derisa shqiptarët nuk e fitojnë statusin e themeltarit të vendit, derisa nuk hiqet kufizimet e dukshme e padukshme institucionale do të jetë një betejë që do vazhdojë. Shqiptarët meritojnë përfaqësim më dinjitoz, më substancial. Shqiponja duhet të ç’mësohet të gjuaj miza. Qytetarët shqiptar nga ky proces e kuptuan një mesazh dmth se me këmbëngulësi mundet të arrihet që shqiptari të jetë themeltar. Me një pozitë shqiptare të dobët në qeveri, me një faktor shqiptar që nuk komunikon, me një mosinteresim të faktorit rajonal shqiptar, me presione nga ndërkombëtarët them se pozicioni shqiptar mbeti i palëkundur duke iu falemnderuar diasporës shqiptare në SHBA dhe Europë, Lëvizjes Besa & Aleancës për shqiptarët. Lufta politike vazhdon tash qytetarët e dijnë çka duhet për të pas faktor të fortë shqiptar në Maqedoni.StrugaLajm

#postim në facebook

In : Aktuale

Loading...
loading...