Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Është 50 vjeçe, ka përfunduar dy universitete por prej 8 vitesh është e papunë. Arsyeja nuk është e panjohur për realitetin shqiptar.

Çfarë të penalizon për të nisur punë? “Jam anëtare e Partisë Demokratike prej ’90-ës”.

Familja e Benetës përbëhet nga 4 anëtarë, bashkëshorti dhe dy fëmijët që kanë përfunduar dhe ata universitetin. Por sot në punë është vetëm bashkëshorti.

“Im shoq është inxhinier-projektues. Ka një pagë, 1000 euro në muaj”.

Një pagë e lartë për realitetin shqiptar, por që detyrimet janë të mëdha për këtë familje.

Shuma e shpenzimeve në familjen tuaj? 1 milionë e gjysmë(të vjetra). Familjes time i duhen 40 mijë (të vjetra) lekë në ditë. Faturat e ujit dhe dritat, një mesatare vete 120 mijë (të vjetra) lekë.

Nëse ky ishte një rast ku familja nuk kishte qira apo kredi për të paguar, një tjetër realitet është tek familjet që të ardhurat e tyre janë shumë herë më të ulëta.StrugaLajm

Kjo është Klodiana, studente e vitit të dytë. Vjen nga Fieri e prindërit e saj i ka të papunë. E detyruar të punojë ajo mezi e kalon muajin.

“300 mijë (të vjetra) lekë është rroga ime në muaj. 100 mijë (të vjetra) lekë janë qira, ujë, drita. Nga këto, të paktën 15 mijë (të vjetra) lekë më duhen për telefon. Gjithashtu, në universitet shpenzimet variojnë, por po marr një mesatare. 10 mijë (të vjetra) lekë vetëm për fotokopje, jo libra që i thotë diku te 135 mijë (të vjetra) lekë. Ndërkohë mbeten 175 mijë (të vjetra) lekë që mua më duhet të mbyll vitin për ushqim.

Ndërsa jeton me familjen ky është një tjetër i ri që është detyruar të punojë.StrugaLajm

Damiani thotë se familja e tij e ka thuajse të pamundur të sigurojë para për shkollimin e tij.

A ka mundësi familja jote që të mbaj dy fëmijët në Universitet? Mendoj se jo. Unë mendoj se duhet të punojmë, do marrim borxhe, do i druhem ndoshta që të mos shkoj as në shkollë dhe do të kryej edhe dy punë, siç kam bërë vjet”.

Është kryer një studim e që nuk është shpresëdhënës për studentët.

“Për një jetesë normalisht të dinjitetshme, 40 mijë (të vjetra) lekë shkojnë për kosto jetese, transporti urban, inter-urban, qira, ushqime dhe argëtim minimal.

Pakti për Universitetin duket se nuk ju ka ardhur në ndihmë studentëve në nevojë.

“Të shkoja në restorantet luksoze të Bllokut apo të shkoja në shërbimet SPA, këto janë shërbime që ofrohen me ulje nga Karta e Studentit. Po do të ishte shumë e lehtë jeta ime. Por ironia është se Karta e Studentit nuk ofron asnjë shërbim në mensa, supermarkete, nëpër kancelari”./OraNews

In : Aktuale

Loading...
loading...