Çfarë populli jemi ne?! Hoxhës ia tregon fenë mekaniku, medicinën mjekut…

Fejzulla Arifi

Çfarë populli jemi ne?! Hoxhës ia tregon fenë mekaniku, medicinën mjekut ia tregon pazarxhija, profesorit ligjeratë i mbanë teneqexhija, bujkun e mëson tepsijaxhia, inxhinjerit i bahet mentor burekxhija, o njerëz nuk jemi bë të ditur vetëm pse e kemi nga një celular në dorë e as nga një satelitor në shtëpi e as nga një libër 100 faqe në dorë.

Kjo është epidemia më e madhe që na ka ra, ky virus po na bënë gaz i botës e as që ndonjëherë kemi me pa dritë me sy, nëse duam të shërohemi nga ky virus, urgjentisht duhet ta njohim vetën dhe njëri tjetrin e t’i japim përparësi secilit për profesionin që e ka e jo të gjithë të bëhemi mjekë, hoxhallarë e profesorë sepse as hoxha, as mjeku, as profesori nuk janë më të veçant se sa një bujk i mirë, një tregëtar i drejtë, një zanatçi i edukuar, të gjithë jemi dikush, jemi me vlera e të rëndësishëm nëse e respektojmë njëri tjetrin aq sa e meriton.StrugaLajm

Le të jetë ky muaj i bekuar një piknisje për ta ndryshu secili vetvetën dhe rrethin ku jeton.

In : Aktuale

Loading...
loading...