Cilat janë të drejtat tuaja gjatë udhëtimit me aeroplan?

Udhëtimi me aeroplan tashmë nuk është luks “aq i madh”. Kompanitë me buxhet të ulët ofrojnë bileta kthyese edhe për maksimum 20 euro, e dalëngadalë sikur po ndryshojnë zakonet e qytetarëve. Ata gjithnjë e më shpesh, të ulur para kompjuterit, kërkojnë destinacione në të cilat mund të nisen madje edhe për fundjavë.

Por, hapësirë për probleme ka gjithnjë. Bagazh i humbur, vonesa të aeroplanit dhe pamundësi (për shkaqe të ndryshme) që të hipni në të. Këto janë ankesat më të shpeshta të pasagjerëve. Një pjesë e tyre ndoshta i dinë të drejtat dhe reagojnë në mënyrë të saktë, por çka ndodh me të tjerët?

“Pasagjerët duhet ta dinë se kompania ajrore gjatë vonesës së fluturimit është e obliguar që t’iu sigurojë pije, ushqim, biseda telefonike falas dhe qasje në internet. Nëse aeroplani nuk fluturon edhe pas pesë orëve, pasagjerët kanë të drejtë që të kërkojnë që tërësisht t’iu kthehen paratë e biletës. Në rastet kur anulimet e fluturimeve të kompanive ajrore janë gjatë natës, pasagjerët kanë të drejtë nga kompania ajrore të marrin dhe fjetje në hotel dhe transferime deri në hotel”, thotë Tatjana Tasevska, eksperte në sferën e të drejtës konsumatore dhe bashkëpunëtore në Organizatën e Konsumatorëve.

Në rast se humbet bagazhi, pasagjeri është i obliguar që me biletën e aeroplanit ta denoncojë këtë në shërbimin e vetë aeroportit.StrugaLajm

“Shërbimi, duhet që menjëherë të hapë procesverbal për bagazhin që nuk ka arritur, në mënyrë elektronike ta locojë dhe të fillojë procedurë për hetim. Kur do të gjendet, bagazhi i pasagjerëve do t’iu dërgohet në adresën e shtëpisë, hotelit ose adresë tjetër që paraprakisht është theksuar në procesverbal”, thekson Tasevska.

Nëse bagazhi edhe pas shtatë ditëve nuk gjendet, pasagjerit i takon kontribut maksimal deri në 1.200 euro.StrugaLajm

“Nëse pasagjerët vlerësojnë se iu është shkelur çfarëdo lloj e drejte, duhet që së pari të ankohen te kompania ajrore. Kompania ajrore është e obliguar që pasagjerit i cili është ankuar t’i kthejë përgjigje në afat prej gjashtë javëve pas ankesës. Nëse kompania ajrore nuk i përgjigjet ankesës për gjashtë javë ose pasagjeri nuk është i kënaqur nga përgjigja, mund ta paraqesë deri te Agjencia e Aviacionit Civil në mënyrë elektronike ose me postë. Për fletëparaqitjen, pasagjeri dorëzon formular i cili është në dispozicion në ueb-faqen e Agjencisë së Aviacionit Civil”, sqaron Tasevska.

Ajo si shembull e thekson rastin e qershorit të vitit 2019, kur 15 të rinj kishin shkuar deri te Organizata e Konsumatorëve.

“Ata duhej të niseshin për punë në Amerikë gjatë pushimeve verore. Ishin afro 100 persona, por kompania me të cilën duhej të fluturonin kishte dërguar aeroplan më të vogël, kështu që të gjithë nuk mundeshin të hipnin. Një pjesë e tyre mbetën që të fluturojnë ditën e ardhshme. I këshilluam që menjëherë të reagojnë deri te kompania ajrore dhe të kërkojnë kompensim të dëmit. Procedura përfundoi në atë nivel dhe menjëherë, në afat prej disa ditëve në xhirollogaritë e tyre ishin paguar 600 euro”, tha Tasevska.

Sipas Organizatës së Konsumatorëve, këtë vit nuk ishin të shpeshta ankesat për transportin ajror, ndërsa ato të cilat i kishin pranuar kishin të bënin me vonesën e fluturimit.


Loading...
loading...