Çka po ndodhë në BDI, tymnaja dhe prapaskenat?!

Nga Naser Pajaziti

Vetëm disa orë pas euforisë së madhe dhe urimeve të shpërndara për arritjen e marrëveshjes për Qeverinë, BDI dhe selia e saj në Reçicë të Vogël që u artribua si “selia e OKB-së” është përfshirë nga heshtja e madhe dhe lufta e pakompromis për ndarjen e kulaçit qeveritar.

Të gjitha lajmet që vijnë nga eksponentë të rëndësishëm të kësaj partie konfirmojnë pakënaqësitë e shkaktuara në ndarjen e posteve ministrore.

Kjo situatë ka vënë në siklet jo vetëm Ali Ahmetin, por edhe mandatarin Zoran Zaev, i cili po fërkon duart në pritje të ngritjes së gishtave për të zgjatur pushtetin e tij.

Kush e shkaktoi këtë tendosje, pas gjithë atij ekzaltimi që tanimë ka shkaktuar heshtje dhe nervozizëm në taborin e integristëve, por edhe tek Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që po i qëndrojnë pas për nominimet e bëra për postet ministrore.

Izet Mexhiti, një nga eksponentët e dalluar dhe me autoritet në Shkup, i përkrahur edhe nga bashkëpartiakë të tjerë është ai që përmbysi gjithçka, duke kundërshtuar nominimet e Ahmetit për ministra, sidomos ata nga rajoni i Shkupit. Mexhiti përkrah tij ka edhe emra të tjerë të njohur të kësaj partie, që vënë në sprovë numrat për të votuar Qeverinë.StrugaLajm

Por një pakënaqësi e madhe është edhe nga Karadaku i Kumanovës dhe Likovës, që përmes një letre rikujtuan se kjo zonë që konsiderohet si simbolikë e sakrificës së 2001 dhe e ashtuquajtura “Drenica” e 2001” duhet të përfaqësohet me ministër, sepse ka figura dinjitoze.

Në valën e kësaj heshtje dhe thashethemeve të pakënaqësive edhe për Tetovën, Strugën e degët tjera, Ahmeti pritet t’i jap fund kësaj tendosje të papritur.

A pritet që ai të heq dorë nga Artan Grubi dhe Bujar Osmani, dy emrat e propozuar për ministra, për të cilët po ndodhë i gjithë ky rebelim.

Tymnaja në BDI do ndalet apo jo, do të varet në orët në vijim, nga vetë Ali Ahmeti dhe në anën tjetër nga protagonistët e rebeluar brenda këtij subjekti, që pothuajse nga viti 2002 janë në pushtet.

In : Aktuale

Loading...
loading...