Njëri nga prindërit me fëmijë deri 10 vjet edhe nga shtatori do të jenë të liruar nga puna

Të gjithë prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe do të jenë të liruar nga puna edhe pas fillimit të vitit shkollor sikur edhe deri tani, në kuadër të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Vendimi i Qeverisë që nga një prind i çdo fëmije deri në moshën 10 vjeçe të jetë i liruar nga puna do të vazhdohet edhe nga shtatori dhe do të vlejë edhe për ata prind fëmijët e të cilëve shkojnë në shkollë, për shkak se siç shpjegojnë për SAKAMDAKAZHAM.MK nga Ministria për Arsim, orët e mësimit do të jenë të shkurtuara, transmeton Portalb.mk.

“Orët në shkollat fillore do të zgjasin 30 minuta. Mësim tërë ditor nuk është paraparë, duke e pasur parasysh vendimin që prindërit të jenë të liruar nga obligimi të jenë të pranishëm në vendin e tyre të punës”, thonë nga Ministria për Arsim.

Fëmijët nga klasa e parë deri në klasë të tretë, të cilët do të vendosin të shkojnë në shkollë do të duhet të marrin ushqim nga shtëpia. Nëse ekziston mundësia shkolla të sigurojë ushqim, nga Ministria sqarojnë që ky duhet të jetë produkt i gatshëm, i paketuar në mënyrë përkatëse që u përshtatet standardeve për ushqim sipas moshës së fëmijëve.

Rreth lirimit nga obligimi për të shkuar në punë të prindërve me fëmijë deri në moshën 10 vjeçe është diskutuar edhe në seancën e djeshme qeveritare. Është miratuar konkluzion të shqyrtohet mundësia për t’u siguruar përkrahje financiare për punëdhënësit e prindërve të cilët janë liruar nga puna, nëpërmjet Fondit për sigurim shëndetësor ose përmes pakos së re të masave ekonomike.StrugaLajm

“Gjithashtu, Qeveria e ngarkoi Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Ministrinë për Arsim dhe Shkencë si dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, t’i shqyrtojnë mundësitë për të paraparë edhe kryerje të punës me orar të shkurtuar të punës ose punë në ndërrime për këtë kategori të personave, të cilët në këtë moment janë të liruar nga kryerja e punës dhe aktiviteteve të punës me prezencë fizike në vendin e punës”, thonë nga Qeveria .

Dje, Qeveria miratoi vendim që viti shkollor të fillojë në shtator, mirëpo nuk e ka përcaktuar deri në cilën datë. Mësimi për nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë, përkatësisht nga viti i parë deri në vitin e katërt të shkollave të mesme, do të zhvillohet onlajn, nga shtëpia. Fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën do të ndjekin mësim me prani fizike, por prindi do të zgjedh nëse fëmija do të shkon në shkollë ose do të ndjek mësimin onlajn.

In : Aktuale

Loading...
loading...