Çka tregoi Referendumi?

Nga Lulzime Odai-Qoku
Magjistre e së drejtës së Unionit Europian

 

” Çka tregoi Referendumi ”

Pushteti aktual para se të hynte në këtë proces, duhej detyrimisht t’i bënte disa kalkulime mbi gjendjen aktuale në shtet .

Fillimisht pushteti nuk e qartësoi çështjen e numrit të votuesve në Maqedoni .Është e pa mundur që në një shtet me 2 milionë banorë, të ketë mbi 1,8 milion votues .S’do mend se tek ky numër i votuesve përfshihen disa qindra mijë votues fiktiv dhe një numër i madh i njerëzve që tash më nuk jetojnë.StrugaLajm

Si do që të jetë Qeveria aktuale e organizoi këtë referendum, duke shpresuar se i njëjti do të zhvillohet si duhet për të arritur censusin. Pra lirisht mund të thuhet se parashikimet e pushtetit aktual nuk kanë qenë të sakta . Nga ana tjetër Qeveria e dinte fortë mirë qëndrimin e opozitës Maqedonase , e cila vetëm se nuk tha Referendumin do ta bojkotojmë .

Me gjithatë ç’farë është e rëndësishme?StrugaLajm

Shteti i brishtë në të cilin jetojmë ka shtuar interesimin të madh të mbarë botës demokratike që me ndihmesën e tyre të gjithanshme ta konsolidojnë këtë shtet.

Jam e bindur se përpjekjeje e ndërkombëtarëve nuk do të ndalen , madje ata do të vazhdojnë me ritëm ma të përshpejtuar për ti ndihmuar vendit në mënyrë që Maqedonia të konsolidohet dhe të orientohet drejtë vlerave euro-atlantike. Aktualisht topi do të hidhet në parlament, institucion ky Ligjvënës që momentalisht nuk i ka votat për ta tejkaluar këtë pengesë, por praktikat në shtetet tjera Ballkanike që tash më janë bërë pjesë e NATO-s dhe BE, dëshmojnë se do të hapet rruga e zhvillimit të proceseve me vlera demokratike.

Edhe pse një pjesë e popullatës është zhgënjyer pas rezultateve të publikuara të Referendumit, duhet të jemi të bindur se treni i cili ka nisur dhe ec me shpejtësi të vogël, do ta shtojë energjinë për të arritur më shpejtë tek caku të cilin e dëshirojnë shqiptarët në përgjithësi dhe tek i cili do të duhet të arrinë dhe të tjerët të cilët ende vuajnë nga skepticizmi i verbëruar.

Maqedonia ekzistencën e saj si shtet mund ta sigurojë vetëm me përfshirjen e shtetit në strukturat e NATO-s dhe me hapjen e negociatave me BE. Ndryshe nuk e paramendoj mbijetesën e këtij shteti i cili momentalisht gjendet në udhëkryq. Jam e bindur se do të mbisundojë vetëdije e lartë tek popullata, për t’i mbështetur vlerat demokratike të shteteve perëndimore, duke mos munguar përpjekjet për përfshirje në ato vlera. Duhet bërë çdo përpjekje për të ndalur eksodusin e të rinjve, të cilët vazhdimisht po e lëshojnë vendin për të krijuar jetë më të mirë.


Loading...
loading...