ÇKA U NEVOJITET SOT SHQIPTARËVE!?

Shkëlzen Halimi

ÇKA U NEVOJITET SOT SHQIPTARËVE!?StrugaLajm

Mbi hapësirat shqiptare kanë filluar të bien dhe do të bien mjegullnaja të shumta, të cilat kanë për qëllim që elementin shqiptar, në kontekstin ballkanik dhe evropian, ta paraqesin si element pa vlerë. Prandaj, idetë për zona euro-aziatike e mini shengene ballkanike, janë ide që i shkojnë për shtati defaktorizimit të shqiptarëve në përpjekjet e ndryshme për një rend të ri jo vetëm në Europë e Ballkan, por edhe më gjerë. Qëndrimi unik i shqiptarëve (kudo që ata jetojnë) përballë këtyre ideve, do ta pamundësonte jetësimin e projekteve që kanë për qëllim anashkalimin e ndikimit amerikan dhe përforcimin e ndikimit rus. Prandaj, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe ata në Mal të Zi, do të duhet të dinë t’i lexojnë shenjat që çojnë rrjedhën drejt pusit lindor. Inatet e brendshme vetëm e polarizojnë shoqërinë shqiptare në njërën anë, ndërkaq në anën tjetër i hapet shtegu shërbimeve të ndryshme që të instalohen në institucionet e vendimmarrjes. Sot shqiptarëve u nevojitet urtësia, vetëdija dhe përgjegjësia. Mbi këto tri shtylla qëndron fati ynë kolektiv. Është e thjeshtë për ata që sakrificën e ndjejnë edhe me zemër…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...