Clinton: Së bashku me Albright shënuam fitoren e Kosovës dhe ShBA-së

Ish-presidenti Bill Clinton, ka folur për jetën dhe veprën e Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, në ceremoninë përkujtimore që po mbahet sot në kryeqytetin amerikan Washington DC.

Clinton kujtoi një nga momentet më të mira me Sekretaren Albright kur vizituan Kosovën në vitin 2019 për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të cilin e përshkroi si festim të fitores së Kosovës dhe ShBA-së.StrugaLajm

“Po e kujtoja kohën kur së bashku me Sekretaren Albright udhëtuam në Kosovë para tre vjetëve kur po festohej 20 vjetori i fitores së tyre dhe tonës, në parandalimin e spastrimit etnik dhe vet ekzistencës së Kosovës”, tha ish-presidenti Clinton.StrugaLajm

Clinton tregoi edhe për bustin që Kosova ia ngriti Sekretares Albright në nderim të kontributit të saj për çlirimin e Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...