Çmime të “çmendura” të derivateve të naftës,të ulet akciza

VMRO DPMNE do të propozojë uljen e akcizës për derivatet e naftës, thotë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Dragan Danev. Ai kritikoi qasjen e Qeverisë që gjoja e hoqi taksën radiodifuzive, ndërsa tani po e hyp çmimin e naftës. Qytetarët do të paguajnë çmim të lartë, por do të pësojnë edhe transportuesit. Danev kërkon që deputetët e shumicës të jenë të arsyeshëm dhe të pranojnë propozimin e tyre.

Danev foli edhe për Ligjin e Gjuhëve dhe tha se ende nuk kanë vendosur se cila do të jetë qasja e partisë. Danev tha se partia e tyre nuk është mjaftueshëm e informuar për negociatat për emrin dhe kujton se partia e tij me rregull e pati informuar LSDM-në opozitare. Danev kërkoi që pushteti të zhvillojë bisedimet në mënyrën më transparente.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...