Gjykimi për sulmin ndaj Ziadin Selës do të vazhdojë më 27 prill

Video xhirime dhe fotografi nga ngjarjet e 27 prillit, do të shikohen në Gjykatën Penale të premten, saktë një vit pas ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për kur është caktuar seanca e ardhshme për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela.

Në seancën e sotme prokuroria kërkoi tërheqje të disa fotografive dhe xhirimeve nga lista e dëshmive të propozuara për shkak të përsëritjes së tyre për nga përmbajtja me dëshmi të tjera dhe propozoi intervale të cilat do të shiheshin me qëllim që procesi gjyqësor të jetë më ekonomik. Lidhur me tërheqjen, mbrojtja do të mundet para fillimit të seancës së ardhshme të kërkojë rritje të intervaleve apo lëshimin e plotë të disa prej xhirimeve.

Paraprakisht, avokati i Selës tha se i dëmtuari Sela ndodhet në SHBA dhe tërë dokumentacionin mjekësor e kanë kërkuar për hulumtimet të cilat duhet t’i bëjë. “Incizimet Rentgen janë me të dhe ai nuk ndodhet në Maqedoni. E njoftoj gjykatën se nuk do të mund t’i kthejë deri në seancën e ardhshme”, tha avokati.

Mbrojtja dha pajtueshmëri duke pasur parasysh se nuk ka dokumentacion plotësues, dokumentacioni mjekësor të mos lexohet veçmas dhe vetëm të regjistrohet në procesverbal.StrugaLajm

Seanca e sotme në Gjykatën Penale filloi dy orë më vonë nga koha e caktuar, për shkak të mossjelljes së të akuzuarit Cejo Gjeorgivski nga arresti shtëpiak.

Për tentimin për vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar të akuzuar janë Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Të akuzuarit për tentim për vrasje të deputetit Ziadin Sela në seancat paraprake u deklaruan të pafajshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...