COVID-19 – Austria lehtëson më tej kufizimet

Austria vazhdon të lehtësojë kufizimet antiCovid-19 pasi, nga sot, qytetarët do të duhet të mbajnë vetëm maska FFP2 në dyqane ose muze.

Rregullat që lejojnë hyrjen vetëm për personat që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19 po anulohen.

Kufizimet në numrin e njerëzve që lejohen të marrin pjesë në ngjarje publike po lehtësohen gjithashtu.StrugaLajmStrugaLajm

Por, atyre do t’u kërkohet ende të mbajnë maska për fytyrën në ngjarje si ndeshjet e futbollit.

Nga 19 shkurti, përveç Vjenës, jo vetëm ata që janë vaksinuar dhe shëruar, por edhe ata që kanë rezultuar negativë do të lejohen të kthehen në restorante.StrugaLajm

Të njëjtat rregulla do të vlejnë edhe për turistët.

Gjithsej 69% e popullsisë në Austri është vaksinuar.

Qeveria thotë se është në gjendje të lehtësojë kufizimet sepse situata në spitale tani është e menaxhueshme./ATSH

In : Aktuale

Loading...
loading...