Nusret Ziba:Pushteti i zhvatësve !

Pushteti i zhvatësve !

Nusret Ziba
Po këto qindra e qindra “kontrata fiktive mbi vepër” që zhvasin milionat e qytetarëve tanë , a kanë të sosur?
Po përveç publikimit të emrave të zhvatësve dhe vendosja e tyre në shtyllën e turpit;
Po përveç dorëzimit të dosjeve të zhvatjes në prokurori e gjyqësi a ka edhe forma tjera të anatemimit të këtyre zullumqarëve?
Po zëri kritik i shoqërisë civile që bën sehir para këtij krimi buxhetor ?
Po gazetaria e “pavarur dhe investigative”?
Po shoqëria e fjetur “intelektuale” që obligim ka të luftoj të keqen dhe ta thotë të vërtetën!
Po qytetari i rëndomtë që nuk u frymëzua nga pamjet e dikurshme në Ukrainë se si i hidhnin pushtetarët e korruptuar në kontejnerët e plehrave?
Në të kundërtën po bëhemi palë me krimin, po heshtim pambarimisht e heshtja sështë gjë tjetër vetëm se miratim i kësaj të keqeje të madhe.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...