PRINDËRIT DHE FËMIJËT!


Të bëhesh prind është shpërblim nga Zoti! Të kesh një djalë je mjeshtër, të kesh një vajzë je artist! Në të dy rastet je fitues! Fëmijët nuk duhet të trajtojen si gota prej “kristali”, gota e cila nuk preket nga frika që mos thehet! Fëmija duhet të qortohet dhe të shpërblehet në moshën dhe në kohën e duhur! Një shuplak e merituar vlen sa një vit edukimi! Prindërit që fëmijës ia arsyetojnë të gjitha gabimet deri sa është i vogël , e mbjellin kopshtin plot me gjemba! Fëmija me edukatë të mirë është xhevahiri i familjes,paradigma për moshanikët e tij! Fëmija e mirë është si uji i pastër në gotën prej ari, fëmija e keqe është si molla e kalbur në enë prej argjendi! Prindi fëmijën duhet ta shohë pa emocione që ta vlersoj objektivisht, për ta drejtuar në rrugën e drejtë! Në rrugën e drejtë njeriu asnjëher nuk e humb orientimin! Shkathtësia për të edukuar,është shkathtësia për ti përsosur të tjerët! Edhe edukata e fshatarit ka vlerë të njëjtë sa edukata e mbretit, e para nuk vërehet për shkak të modestisë, e dyta vërehet për shkak të pompezitetit! Edhe edukata e fëmijës së fshatarit edhe edukata e fëmijës së mbretit janë si lulja në duart e princezës! Te prindërit me vizione të qarta ndërgjegja triumfon mbi emocionet! Edukata e mirë dhe energjia pozitive, është drita jeshile që një fëmijë të hyjë në zemrën e secilit!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...