COVID-19 : Ja të dhënat e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me gjendjen me COVID-19. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 61 raste nga 678 teste të kryera, përcjell INA.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik 11 veta kanë ndërruar jetë, ndërsa 440 pacientë janë shëruar. Në mesin e të sapo infektuarve në Shkup janë 35, Kavadarci 7, Tetovë 3, Prilep 3, Shtip 3, Ohër 2, Strugë 2, Koçani 2, Kumanovë 1, Gostivar 1, Veles 1, Kriva Pallanka 1.

440 pacientë të shëruar u regjistruan nga: Shkupi 266, Kavadarci 26, Kumanova 23, Manastiri 18, Prilep 17, Tetova 13, Strumica 12, Shtipi 10, Koçani 9, Velesi 7, Gostivari 6, Kriva Pallanka 5, Berova 5, Probistipi 5, Kërçova 3, Gjevgjelia 2, etj.

Nga 11 pacientët që ndërruan jetë në spitale: 6 pacientë nga Shkupi (83, 83, 82, 8, 73 dhe 67), dy nga Gostivari (60 dhe 61) dhe një nga Ohri (83), Strumica (75) dhe Tetova (77).StrugaLajm

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 457,019 teste Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 92,753, numri i pacientëve të kuruar është 82,121, numri i të vdekurve është 2,866 dhe numri i rasteve aktive është 7,766.

In : Aktuale

Loading...
loading...