Covid-19 në Maqedoni :46 të infektuar, 14 viktima

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve janë regjistruar 46 të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 3.073 teste të kryera. Një numër i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...