Covid-19/ Skënder Brataj: Boll u masakruat me medikamente, po ju dëmtojnë!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin shumë ilaçe për Covid-19 sepse më shumë sesa mirë, bëjnë dëm. Në një intervistë për News 24, Brataj tha se:

Është gjithë bota në pritje dhe në interpretim të gjërave, por të mos harrojmë lajmet e mira për vaksinimin. Mos të harrojmë që virulenca e virusit nuk është rritur, që është gjëja më kryesore, minimumi nuk ka ndryshuar. Vazhdon 80% e njerëzve të jenë asimptomatikë dhe me forma të lehta. Vdekshmëria nga 4% që ishte, është 2.1%. Tani po informojmë njerëzit që të mos masakrohen me medikamente kot. Organet mbingarkohen dhe dëmtohen nga vetë medikamentet.”-tha Brataj./K.C/dritare.netStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...