Rajoni
Çudi i moshuari rreh ‘të riun’

Me kalimin e viteve, ndodh që njeriu ‘zbutet’ në karakter e bëhet më paqësor, megjithatë ky nuk është rasti për një të moshuar në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 70-vjeçar është nën hetim pasi akuzohet për dëmtime ndaj një 47-vjeçari.
V.T. dyshohet se ka goditur me grusht V.S., 47 vjeç, shtojnë të njëjtat burime, pa dhënë detaje për shkakun e dhunës.
Ka qenë vetë 47-vjeçari që ka bërë denoncimin në polici.
Materialet hetimore në ngarkim të 70-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.