Çudia më e madhe 3 ditë zie zgjat!

Çfarë cinizmi i pashembullt është ky përballë tragjedisë së një qyteti?! Tani duket se për pallatin e Shkupit – magjia që për 3 ditë zhduk çuditë, po funksionon. Ata, sikur asgjë mos të ketë ndodhur, e kanë arshivuar këtë çështje derisa të mbërrijë bota për ta zgjidhur, ndërkohë janë kthyer etheve të fushatës. Por familjet e viktimave, Tetova, Maqedonia – pret! Bashkë me të gjithë ne presim edhe spitalet e tjera kovid, të cilët nëse vizitohen nga ndonjë ekip ndërkombëtar, do të jenë sebep që qeveria t’pushohet nga puna

Nga Dr. Arben TARAVARI

Si mjek nuk kisha menduar kurrë që do të vinte dita ku do të thosha publikisht një të vërtetë tê rëndë si kjo, por prapë duke respektuar betimin që kam bërë duke cituar Hipokratin, nuk më lejon sedra profesionale që të rri heshtur për një të vërtetë të tillë.

Ne nuk kemi shumë që u goditëm nga tragjedia e Tetovës ku humbën jetën të paktën zyrtarisht 14 persona. Për këtë tragjedi pati një rrjedhje spektakolare të aparatit qeveritar në vendngjarje dhe një skenar urgjent për lehtësimin e tragjedisë. Përpjekjet e familjarëve të viktimave për të kërkuar drejtësi, u arrit deri aty sa u shoqëruan me kërcënime për jetën. Qeveria mori pjesë nê ngjarje si viktimë dhe jo si shkaktare. U vendos në para kamerave dhe shpallte e hidhëruar se kjo punë aq shumë e kishte lënduar sa do të thërriste deri nga jashtë shtetit për të bërë gjykime e analiza se kush ishte ajo dorë e mallkuar që ndezi zjarrin në atë spital…duke bërë këtë spektakël të keq qeveria fitonte kohë mbi dhimbjen dhe indinjatën e popullit, duke i ikur fajit që rëndonte vetëm mbi të! Kur nisi zëri i parë për dorëheqje nga radhët e opozitës, qeveria doli veshur me të zeza dhe tha se nuk ishte koha për dorëheqje por duheshin respektuar 3 ditë e zisë, ditë të cilat ishin premierë për Maqedoninë…sepse kur qeveria formoi shtabin e krizës pasi kriza kishte ndodhur, për të zgjidhur krizën (e di që fjalia nuk ka kuptim por është dëshmitare një Maqedoni e tërë që vërtet ndodhi një gjë e tillë), pra kur qeveria me të paktën 14 viktima, me një spital të bërë shkrumb e hi nga ku kishte mbetur më Asgjë, formoi një shtab si ata që formohen për të shpëtuar ndonjë jetë ndërkohë që të gjithë ata që mund të shpëtoheshin kishin vdekur, ky shtab i lajthitur donkishotesk pra doli dhe duke i perifrazuar tha- ne jemi shtabi i krizës, nga kriza nuk kemi ç’shpëtojmë se është shumë vonë, por për herë të parë ama, do të ndodhë një ngjarje e madhe: SI ASNJEHERË TJETÊR MAQEDONIA DO TË KETË 3 DITË ZIE…

Ç’ishte kjo hata?! Ç’ishte ky cinizëm makabër ndaj dhimbjes së vdekjes?! Ç’ishte kjo mungesë perfide respekti ndaj atyre që kishin humbur njerëzit e tyre në këtë tragjedi?! Ç’kërkonte të zgjidhte ky tri ditësh më i zi se vdekja nga drejtësia që duhej të vinte sa më shpejt! Kishte ndodhur një faj i rëndë, krim, nga pasojat e të cilit kishin humbur jetën 14 persona, direkt pas fajit identifikohet fajtori, vjen drejtësia, në mënyrë që mos të ketë përsëritje, por çfarë ndodhi tek ne?! Asgjë e tillë! U shpallën 3 ditë zie…nga Qeveria, e cila edhe këtu është e padrejtë dhe e vonuar, sepse për aq keq sa është katandisur Maqedonia, ishte dashur të shpallej me kohë gjendja e zisë, aq arsye ka madje sa duhej shpallur nja 2 vjet Zie minimumi…StrugaLajm

Por le t’i kthehemi tragjedisë e cila për qeverinë ishte një pengesë, një ngjarje letrare e pakëndshme, një keqkuptim që nuk duhej të ndodhte sidomos tani në prag zgjedhjesh, kurse për familjarët e viktimave është dhimbje aq e madhe sa ju ka ndryshuar jetët!

Tre ditët e zisë ishin një përpjekje për të fituar kohë! Të bazuara fort tek maksima: çudia më e madhe TRE DITË zgjat… ç’ishte kjo barazie ditore midis çudisë dhe zisë?! Dukej si një gjetje perfekte për të mbuluar çudinë me zinë…Tre Ditë Çudi-Tre ditë Zi! Pastaj?!StrugaLajm

Pastaj gjithshka do të ketë mbaruar, dhe me pak makiazh kinse hetuesish ndërkombëtar, jo vetëm do të ketë mbaruar, por do të jetë harruar! Kështu duket se mendoi qeveria. Me eksperiencë në skandale, ajo u përpoq si çdo herë të hiqte fajin nga vetja. Kur nga opozita dhe shoqëria civile filluan zërat për dorëheqje, deklaroi se nuk ishte koha për veprime të tilla, a thua se për të dhënë dorëheqjen qeveria duhet të vdisnin shumë më shumë veta?! Cila pra qënka matematika e dorëheqjes së qeverisë?! Formula?!

3 ditë çudi+3 ditë zi=0

Duke synuar asgjësimin e ngjarjes që plasi në popull, qeveria kërkoi të paralizonte revoltën që plasi në popull. Kur nga opozita u dëgjua zëri i parë për dorëheqje duke u mbështetur fort nga zëri i populli, llogaritë e qeverisë po prisheshin. Disa nga krerët e saj deklaruan publikisht se nuk është koha për dorëheqje. Por ne nuk ramë në kurthin e Qeverisë, vazhduam të kërkonim një të tillë, derisa fare papritur filloi faza qeveria ndryshoi mendje… sikur të mos kishte qenë ajo që para disa orësh kishte deklaruar se nuk është koha për dorëheqje, krejt pa paralajmërim ra dakord me popullin dhe opozitën se duheshin dorëheqje! Kështu nisi saga e dorëheqjeve. U bënë disa. Disa prej tyre të sinqerta e dinjitoze, por të tjerat u trajtuan si vetëvrasje. Deklarata të shkruara si testamente të cilat dukeshin si vepra heroike, ku autori që bënte aktin minimal në një situatê të tillë, si është ai i dorëheqjes, shprehej sikur po vetëflijohej e jo sikur ishte duke lënë punën! Gjithsesi heqja dorë e një sërë njerëzish zinxhir që lidheshin me spitalin dhe ministrinë, kulmoi ku vet ministri Venko Filipçe dorëzoi tek Kryeministri dorëheqjen e tij të revokueshme. E theksoj këtë sepse kjo dorëheqje nuk ishte mendjendarë, nga ato që nuk vihet më në diskutim, por linte një hapësirë të vogël rikthimi. Atëherë kur të gjithë prisnim që qeveria të zbriste nga aeroplani që e mban ky një ekskluzivitet për Maqedoninë sepse nuk ndodhin . Rasti i vetëm i dorëheqjes ka qenë ai që bëri ASH-ja nga pushteti kur ky i fundit nuk punonte në interes të njerëzve. A thua se po ndodhte hataja, a thua se po vdiste ndonjë njeri, aktet e dorëheqjes u trajtuan nga qeveria si qameti, si sakrifica më sublime që mund të kish ndodhur ndonjëherë! U harrua madje dhe vet tragjedia se qeveria rrinte pezull mbi dorëheqjen e Venko Filipçes sikur të kishte në duar kapitullimin e shtetit…Dhe më në fund u dhà verdikti – Kryeministri i la dorëheqjet pezull duke pritur verdiktin gjerman!!!

Çfarë cinizmi i pashembullt është ky përballë tragjedisë së një qyteti?! Tani duket se për pallatin e Shkupit – magjia që për 3 ditë zhduk çuditë, po funksionon. Ata, sikur asgjë mos të ketë ndodhur, e kanë arshivuar këtë çështje derisa të mbërrijë bota për ta zgjidhur, ndërkohë janë kthyer etheve të fushatës. Por familjet e viktimave, Tetova, Maqedonia – pret! Bashkë me të gjithë ne presim edhe spitalet e tjera kovid, të cilët nëse vizitohen nga ndonjë ekip ndërkombëtar, do të jenë sebep që qeveria t’pushohet nga puna. Nga e gjithë kjo maskaradë ku 14 veta të paktën humbën jetën sepse u dogjën brenda një spitali, si përfundim u dhanë disa dorëheqje që madje as u pranuan, u shtynë për më vonë, kur? Dikur? A Qeveria?! Qeveria bëri na tregoi se për të ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT 3 DITË ZIE…

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)


Loading...
loading...