Dada Fatë, mere veten pak me t’mirë, nuk mund ta burgosësh Menduh Thaçin

Maqedonia nuk ka burgje për maqedonas por vetëm për shqiptarë

Ejup Jupi Berisha
Dada Fatë merre veten me të mirë dhe të lutem më dëgjo. Nuk mund ta burgosësh Menduh Thaqin duke e lënë të lirë kryearkitektin e krimit të organizuar dhe korrupcionit në RM tani RVM Car Nikollën azilantin e Budapestit.Nuk mund të burgoset vetëm Menduhi e të lihet i lirë Cari i cili në Budapest argëtohet dhe bèlën qejfe të ndryshme me paratë tona të vjedhura nga arka e shtetit.StrugaLajm

StrugaLajm

Ani se Menduhi i dashuruar deri në veshë në pushtet i ka deklaruar lojalitet deri në vdekje Nikollës dhe Sashës.Secili njeri herët a vonë e manifeston naivitetin e vet në jetë.Tani un Dada Fatë po të reagoj si shqiptar dënimin ndaj Menduhit duhesh ta stoposh derisa ta plotësosh mozaikun e luftës kundër krimit dhe korrupcionit me Kryearkitektin e këtyre veprimeve të shëmtuara Me Car Nikollën.Nuk do të doja që asnjë shqiptar ta pësoj derisa maqedonasit e gëzojnë mundësitë që të ikin nga burgosja. Ne shqiptarët si duket jemi viktima të marrveshjeve mes maqedonasve për ti burgosur shqiptarët.Nuk e ka të vështirë ky shtet ti dënoj dhe burgos shqiptarët sepse këtë e ka bërë përher. Kamë përshtypjen se saher kur maqedonasit bien mazun dhe u ik disponimi për ta përmirësuar dhe ngritur atë dënojnë dhe burgosin shqiptar.Prandaj Dada Fatë ndërprite burgosjen e shqiptarëve derisa nuk burgosen të gjithë.A nuk jemi përcaktuar për bashkjetesë.


Loading...
loading...