“DALIPI & LENA ARKITEKTË” – NJË QASJE BASHKËKOHORE NDAJ ARKITEKTURËS

“God is in the details” (Zoti është në detaje – Mies van der Rohe), është një thënie arkitekturore që pasqyron më së miri kompleksitetin e këtij profesioni sa fisnik poaq edhe simbiotik.
Që një strukturë, objekt arkitekturor të jetë sa më i arrirë dhe funksional ai duhet të kalojë në disa cikle apo faza gërshetuese ku gjithsecilat duhet të përpilohen me një kujdes të madh, pakujdesia e vogël në këto cikle kthehet në bumerang negativ në kompaktësinë e objektit final edhe atë që në fillim-vitet e para të shfrytzimit të së njëjtit.
Në qytetin e Strugës dhe rrethinën e tij gjatë dy dekadave të fundit kemi ndërtime të shumta të objekteve por mund të themi se pjesa më e madhe e ktyre objekteve smund të cilësohen si bashkëkohore në krahasim me objektet që ndërtohen në vendet evropiane, kjo shkak jo i mungesës së matrialeve që janë në dispozicion por nga pakujdesia dhe padijenia se si ku dhe në çfarë të njëjtat duhet të përdoren dhe gërshetohen.
Duke u bazuar mbi këto mangësi që ofrohen në tregun strugan Dalipi & Lena arkitektë është një studio për arkitekturë e cila ka për synim që të bëjë dizajnim – realizimin sa më kualitativ, bashkohor për investimin dhe objektin tuaj. Një objekt jo i planifikuar detajisht përkthehet ndryshe me realizim jo të mire, me kosto të lartë mirëmbajtje dhe në të njëjtën kohë me jetëgjatsi të shkurtër (gjë të cilën se dëshiron asnjë investitor).
Problemet më të shpeshta që i hasim në objektet e reja të sapondërtuara janë sidomos ato të cilës i takojnë fushës së fizikës ndërtimore nga moszotrimi i së cilës paraqiten probleme të shumta në brendësinë dhe pamjet e jashtme të objektit siç janë rastet e mykut dhe lagështisë ku gati shumica objekteve gati as 10 vjeçare të gjitha janë të kapluara nga kto dukuri. (shkaku nga problemi i hidro-termo-izolimit të struktures së objektit).


StrugaLajm

Studioja në fjalë fokusin e saj përveç zotrimit ndaj fushës problematike të lartpërmendur (hidroizolimet, termoizolimet me eurostandarde) gjithashtu është përqëndruar që objektet dhe investimet tuaja të jenë vepra të mirëfillta arkitekturore si nga aspekti funksional ashtu edhe nga ai estetik (për të qenë sa më autentik).
Veçmas tregut vendor ku përkujdesen detajisht për realizimin e projekteve DLA projekton dhe dizajnon plane për destinime të ndryshme ideore dhe zbatuese (enterier, eksterier) edhe në vendet e jashtme evropiane.
Këto vlera Dalipi & Lena arkitektë tashmë i kan dëshmuar me disa objekte ku disa veçmë janë në fazë realizimi dhe do ti ilustrojmë më poshtë.
StrugaLajm

https://m.facebook.com/dalipi.lena.architects/

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...