Dallaveret e çiftit nga Maqedonia nuk i “hëngri” komuna Buchs e Zvicrës

Komuna e Buchsit në Zvicër, para Gjykatës administrative ka fituar një zënkë të gjatë juridike. Një pronar i një shtëpie ka kërkuar të holla nga ajo, pasi në këtë shtëpi kishte strehuar azilkërkues. Por, shtëpia nuk ka qenë e përshtatshme për të banuar në te.

Tani, kryetari i Komunës Buchs, Urs Affolter, me kënaqësinë më të madhe mund të shpallë fitoren e tij ndaj çiftit nga Maqedonia, pas një zënke të gjatë juridike para Gjykatës adminsitrative dhe nuk është i detyruar t`i paguajë kërkesat e pronarit të shtëpisë.

Gjthçka sillej rreth një shtëpie në Lenzburgerstrasse. Ajo i takon një çifti nga Maqedonia me shtetësi zvicerane që jeton në Wynentali pjesë e komunës së Buchs, i cili posedon edhe patundshmëri të tjera.

Në vitin 2014 ata e filluan rindërtimin e shtëpisë, mirëpo pa leje ndërtimi. Komuna intervenoi disa herë dhe në momentin që u parashtrua kërkesa e lejes së punës, Këshilli komunal vendosi të ndërpriten menjëherë punimet në prill të vitit 2015, derisa të miratohej leja e ndërtimit dhe ndalesë të banimit, derisa të miratoheshin lejet përkatëse komunale e policore.StrugaLajm

Se çfarë ka ndodhur më vonë, ekzistojnë disa versione. Një gjë është e sigurt, se pronarit të shtëpisë i ka lindur ideja në qershor të vitit 2015, të pranojë refugjatë në shtëpi edhe përkundër faktit se nuk ka pasur leje. Ofertën e tillë ai ia paraqiti Komunës në fjalë. Pasuan telefonata të shumta me auoritetet përkatëse. Shtetasi maqedonas para Gjykatës ka këmbëngulë se Komuna i kishte dhënë leje që të strehohen refugjatët, duke i premtuar 900 franga zvicerane për një refugjat. Por, Komuna i ka mohuar akuzat e tilla.

I pakontestueshëm është fakti se shtetasi maqedonas që nga muaji korrik 2015 një pjesë të shtëpisë ua huazoi nëntë shtetasve të Eritresë, 950 franga për një dhomë e gjysmë. Mirëpo, shtëpia ka poseduar mbi tre banesa me katër dhoma e gjysmë, në të cilën eritreasit kanë jetuar së bashku, si një apartament të përbashkët. Gjithsej 2.850 franga në një banesë të rinovuar pranë një rruge shumë të frekuentuar, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjelllë Shtegu.com. Por, Komuna intervenoi pasi shtëpia nuk ishte e paraparë për tu banuar dhe ka pasur ndalesë banimi. Vetëm një muaj e gjysmë pasi u vendosën në te, eritreasit e ndërprenë kontratën e banimit dhe u larguan nga shtëpia.StrugaLajm

Pronari i shtëpisë tani i ka parashtruar kërkesë Komunës për pagesë të 4 muajve e gjysmë qera, duke marrë parasysh edhe periudhën e afatit të largimit, për nëntë persona, plus shpenzime riparimi dhe punë higjienike që gjithsej kapin shumën prej 42.000 frangash.

E gjithë kjo çështje aterroi në Gjykatë dhe shtetasi maqedonas e humbi lëndën, pasi Komuna nuk ka qenë partner kontraktues me pronarin e shtëpisë. Mandej kanë munguar dëshmitë e nevojshme se Komuna i ka premtuar diçka pronarit. Nga ana tjetër, Gjykata nuk e arsyetoi pohimin e shtetasit maqedonas se kishte vepruar në mirëbesim.

Në fund, pronari i shtëpisë do të duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore, honorarin për avokatin e tij dhe një gjobë për shkelje të Ligjit për ndërtim. Kjo do t`i kushtojë gjithsej mbi 10 mijë franga. Shtëpia në fjalë, tani ka përfunduar me rindërtim, është pajisur me leje banimi dhe është dhënë me qera. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...