Në përgjithësi për njerëzit nje mësimdhënës mund te duket thjesht si i tillë, pa asnje kuptim apo vlerë tjetër, mirëpo kur vjen puna tek ato që ulen përkrah bankave shkollore, ata kane një kuptim më të gjerë. Një mësimdhënës i mirë, për nxenesit është gjithashtu edhe një shok, një prind i dytë, një kujdestar i mirë. Ashtu ishte edhe ky i joni! Po flasim per profesor: Shpat Hani, i cili kujdestaroi 2 vjet për ne, na mbajti ne përgjegjesi sikurse familje dhe ne ashtu ishim tashmë. Fatkeqësisht, per shkak te politikave, për te cilat na thanë që sduet të flasim pasi jemi te vegjël dhe nuk kuptojmë, ai padrejtësisht u hoq nga puna e tij dhe na lanë dhe ne pa krahë.
Siç thamë pak me parë, ne u afruam si një familje dhe askush nuk mund të duroje që një familjar të largohet padrejtësisht nga foleja e tij, për këtë arsye ne kërkojmë kthimin e këtij mësimdhënësi në mesin tonë, në familjen tonë të madhe.
Tanimë gjërat mund të shkojnë ndoshta më mirë, nuk kemi asgjë kundër askujt, por ne asnjëhere me askënd nuk do të jemi si ishim me të.
Për këtë shkak ne kërkojmë rikthimin e kujdestarit tonë në vendin ku ai përket, dhe shpresojmë që kjo kërkesë dhe dëshirë e madhe të mirret parasysh nga ato të cilët kanë pushtetin e urdhërave.
Me respekt klasa II-19 “Niko Nestor”(Strugalajm.com)