19.350 amendamente depozition VMRO për të bllokuar ligjin për shqipen

VMRO deri më tani ka ngritur 19.350 amendamente kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili të hënën duhet të jetë para deputetëve.

Ky numër i amendamenteve nuk është definitive, pasiqë amendamentet vazhdojnë të vijnë nga opozita. Sipas parashikimeve ligji s’do miratohet një periudhë më të gjatë.

Anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev në një emision televziv ka thënë se shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja deri tani nuk i kanë dëgjuar kërkesat e VMRO-së dhe qytetarëve por edhe të ekspertëve për tërheqjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve.StrugaLajm

“Ne do ta shfrytëzojmë këtë rast si VMRO-DPMNE në emër të qytetarëve të Maqedonisë edhe një herë ti bëjmë thirje koalicionit në pushtet dhe LSDM-së që të tërheq ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ky ligj është i komplikuar dhe ligj i cili prek shumë institucione në Maqedoni. Për këto arsye po apelojmë që shumica e udhëhequr nga LSDM-ja ta tërheq këtë ligj”.

In : Aktuale

Loading...
loading...