Danimarka me udhëzime për mjekroshët me rastin e pandemis

Që nga nisja e pandemisë, janë dhënë shumë rekomandime mbi mënyrën si duhet mbajtur maska dhe se çfarë maskash të përdorim. Por, kurrë nuk është folur për qimet e fytyrës dhe si ndikojnë ato në mbajtjen e maskës.

Të parët që “e kanë vënë ujin në zjarr” për këtë çështje janë ekspertët danezë, të cilët kanë publikuar format e mjekrës dhe mustaqeve që janë më të përshtatshme për kohën e pandemisë.

Në foton e mëposhtme shihen qartë modelet e duhura të mjekrës dhe ato që nuk janë të përshtatshme për mbajtjen e maskës. Më e papërshtatshmja është mjekra e madhe dhe voluminoze.StrugaLajm

Ndërkohë, më e mira, sipas ekspertëve danezë, është rruajtja e plotë e fytyrës, pasi vetëm në këtë mënyrë maska mund të ofrojë një mbyllje hermetike të fytyrës, duke mos humbur nga efikasiteti i saj.


Loading...
loading...