DAP do të fillojë me pagesën e detyrueshme të taksës radiodifuzive

Qytetarët dhe kompanitë të cilat kanë fatura të papaguara për taksën radiodifuzive deri më 30 qershor të këtij viti, të bëjnë pagesën e borxheve në afatin më të shkurtër, pasi që do të fillojnë procedura për pagesë të detyrueshme, informojnë nga Drejtoria për të ardhura publike (DAP).

“Me qëllim që taksapaguesit të mos u ekspozohen bllokimit të llogarive dhe shpenzimeve shtesë, rekomandojmë që në kohë të kontrollojnë nëse kanë borxhe të mbetura, gjegjësisht në mënyrë vullnetare t’i paguajnë. Përkujtojmë se deri në sjelljen e ndryshimit të paralajmëruar të ligjit për pezullimin e taksës radiodifuzive, obliguesit kanë obligim ligjor ta paguajnë këtë taksë publike, ndërsa për obligimet e pashlyera DAP ka obligim ligjor t’i ndërmarrë të gjitha masat për pagesë”, thonë nga Drejtoria.

Me qëllim të zvogëlimit të kohës dhe shpenzimeve për pagesën e taksës radiodifuzive, pa pritur në sportele, qytetarët, theksojnë prej DAP, mund të bëjnë pagesën e taksës me Visa Maestro dhe MasterCard kartelë pa para të gatshme përmes internetit, duke e shfrytëzuar shërbimin elektronik “e-Taksa radiodifuzive” https://etax-fl.ujp.gov.mk/index_rdt.jsp

In : Aktuale

Loading...
loading...