Dasmat tona – Fluturoj, fluturoj euro, dollari, frangu….

Shkruan: Bahri Cani

Po shikoja një video sot në mëngjes dhe u tmerrova: Qysh po ju duken këto farë traditat e hedhjes së parave nëpër dasma, kjo farë bindja e kotë se burri apo gruaja më e vlefshme në dasëm, është ai apo ajo që hedhë sa më shumë para nëpër tokë apo ja mbush gushën turlifarë këngëtari të dyshimtë (le të më falin ata që vërtet dinë të këndojnë)…

Jam goxha i bindur se me këto paratë e hedhura kot së koti nëpër dasma, çifti i ri i sapomartuar do të mund të fillonte një jetë goxha të mirë në disa muajt, nëse jo në disa vitet e para!

Sinqerisht, nuk e di ku po i marrin gjithë këto para, kur çdo ditë dëgjon se sa ankohen njerëzit se nuk po kanë?! Kjo po mi kujton disa njerëz që kanë rrogat nga 500-600 euro e veturat nga dhjetëra mijëra, apo shtëpitë nga qindra mijëra euro.StrugaLajm

Pas një mendimi të gjatë dhe të thellë, kam ardhur në konstatimin se: Në çdo dasmë duhet të dërgohet ndonjë ispektor i shërbimit fiskal, që menjëherë të numërojë sa para i ka marrë X këngëtari apo këngëtarja dhe që të shikojë se kush po hedh më së shumti para, për të konstatuar se ku i mori ato?

Prej nga po vijnë more këto para që në dasma fluturojnë sikur me pas pikë prej qielli?!
Nejse, hajde për hajer more, ishalla çifti trashëgohet?

In : Aktuale

Loading...
loading...