Dauti: Në shqiptarët luajm k.qe me shtetin

Daut Dauti

Gjykatësja

Kjo gjykatësja e Elbasanit, madje kryetare e gjykatës, bënë më dije për relacionin tonë që kemi me shtetin – relacion hajgarllëku. Apo siç themi ne andej nga Vlora: të luash toptha me shtetin (në Kosovë thuhet: me lujtë koqe me shtetin). Dmth shteti shihet si një institucion humoristik.StrugaLajm

Problemi qëndron në faktin se kjo gjykatëse nuk është e vetme. Unë njoh gjykatës në Kosovë që sjelljet, njohuria e tyre e përgjithshme por edhe juridike është zero. Me fjalë tjera që nuk e dijnë sa bëjnë 1 + 1. Këta gjykatës në Shqipëri dhe Kosovë janë të këtillë për shkak se ua mundëson sistemi shoqëror e politik, i cili poashtu ka qëndrim injorues ndaj shtetit.

Megjithatë, nuk duhet të dëshpërohemi për shkak se ka edhe gjykatës të shkëlqyeshëm në të gjitha aspektet. Një herë, jo moti, kam patur rastin të befasohem për të mirë në gjykatën e Gjilanit në një procedurë ku isha palë. Gjykatsja ishte brilante, si nga sjelljet ashtu edhe nga njohuritë që posedonte. Gjykatësja, thjeshtë, ishte mbresëlënëse. Për herë të parë e kam ndje veten sikur të isha në një gjykatë të Londrës.StrugaLajm

Po e theksoj Londrën dmth Britaninë e Madhe për shkak se ky vend cilësohet për organet e saja të drejtësisë që janë të njohura për profesionalizëm sipëror. Në Britani të Madhe nuk ka asgjë që mund të bëhesh më shumë se gjykatës. Është profesion kulminant.

Organet e drejtësisë janë vija e parë e frontit të shtetit. Aty fitohet ose humbet beteja për shtetin. Kur Kosova dhe Shqipëria e rregullojnë këtë front, e kanë rregulluar stabilitetin dhe ekzistencën e vet. Nuk është puna tërësisht te personaliteti i gjykatësit por është më shumë çështje e politikës për shkak se politika i rregullon edhe këto gjëra. Derisa nuk i rregullon, do të turpërohemi shpesh dhe do të merakosemi për ardhmërinë e shtetit. Derisa të rregullohet kjo gjë, gjykatësit e mirë dhe të ndershëm duhet me mund të madh të vërtetojnë se janë normal karshi kolegëve idiotë dhe të korruptuar që duket se dominojnë.


Loading...
loading...