Debërca vazhdon kundërshtimin e deponisë rajonale

Autoritetet lokale të Debërcës nuk besojnë në paralajmërimet e autoriteteve qendrore se deponia rajonale në komunën e tyre do të ndërtohet sipas standardeve më të larta botërore ekologjike. Kryetari i Debërcës Zoran Nogaçeski shprehet se deponitë e këtilla janë vendosur në qendrat urbane e jo 50 kilometra largësi në ambiente të pastra.

Nëse i referohemi shumës e cila përmendet për vlerën e projektit gjegjësisht 40 milionë euro, kjo tregon se nuk do të jetë deponi e këtillë. Sipas përvojave botërore dhe nga ajo që e kam vërejtur gjatë analizimit të deponive, një deponi sipas të gjitha standardeve evropiane kushton prej 150 deri 200 milionë euro. Në Lubjanë kushton 120 milionë euro. Kjo lë dyshim se kjo deponi nuk do të jetë sipas të gjitha standardeve – tha Zoran Nogaçeski, kryetar i Debërcës.

Nga Ministria e Ambientit jetësor thonë se qëllimi i projektit është ndërtimi i një deponie të sigurt rajonale sipas të gjitha standardeve evropiane, që nuk do ta rrezikojë ambientin dhe në mënyrë plotësuese do të sjell dobi sociale dhe ekonomike për qytetarët.

Ministria e Ambientit Jetësor

“Askush s’mund të konfirmojë se lokacioni i zgjedhur është i gabuar. Të gjitha analizat tregojnë se nuk ka rrezik ndaj shëndetit të njerëzve dhe ambientit dhe nuk ka pengesë për ndërtimin e objektit të këtillë. Vendim për lokacione tjera për momentin nuk kemi”.StrugaLajm

Nga rajoni jugperëndimor planor thonë se pritet të merret vendim nëse ndërtimi i sistemit do të bëhet me partneritet publiko- privat, me fonde evropiane apo me fonde vendore.

Kemi dokumentacion të plotë ndërsa është përpunuar edhe dokumentacioni i tenderimit për punimet dhe pajisjet. Nëse gjenden mjete menjëherë mund të fillojë ndërtimi i sistemit – deklaroi Mirjana Lozanoska, drejtore e rajonit jugperëndimor planor.

Në këtë rajon ku gjenden Ohri, Struga, Kërçova dhe Dibra janë regjistruar 30 deponi jolegale. Nga gjashtë deponitë që janë aktive, asnjëra nuk është sipas standardeve. Me mbeturina ndërtimore janë gjithsej 70 deponi, prej të cilave 30 në territorin e Strugës.Alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...