BLENDI PETROL
Aktuale

Mirënjohje policëve që mbrojtën deputetët më 27 prill të vitit të kaluar

Sasho Tasevski, Aco Angellovski dhe Ljupço Janeviq të cilët më 27 prill si pjesë e sigurimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mbrojtën Zoran Zaevin dhe deputetët tjerë, sot kanë marrë mirënjohje për kontribut të veçantë gjatë punës në MPB.

Mirënjohjet ju ndanë në Shtip, ku u shënua Dita e Policisë së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, pas ndërrimit të pushtetit Tasevski u emërua komandant në Departamentin për sigurim ose në të ashtuquajturën Drejtorinë e Gjashtë të MPB-së, Angellovski u vendos në krye të Sektorit për sigurim parandalues në MPB, ndërsa Janeviq komandant në Njësitin e sigurimit të Zoran Zaevit.

Ndërsa ministri Oliver Spasovski ka paralajmëruar rritje të pagave për zyrtarët policorë nga 1 dhjetori i këtij vitit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button