Dëbora/Ja në cilat rrugë ka ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, mëngjesin e sotëm është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër nëpër qafën malore të Strazhës. Siç konfirmojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), që nga ora 03:45 në rrugën Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda.

Ndërkohë që akoma mbetet në fuqi ndalesa për çdo lloj komunikacioni në rrugën nga fshati Balvan – deri në fshatin Tarincë në afërsi të urës në lumin Bregalnicë.

Nga LAMM apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të trafikut.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...