VËLLAIT- Poezi nga poeti Xheladin Muça

Sot(18-12-2021),motër isha te guri i mermertë ku shkruan:këtu prehet njeriu zemërgjërë dhe me shumë virtyte…
Dhjetë vjet lot,dhjetë vjet boshllëk në shpirt,dhjetë vjet dhembje…
VËLLAIT
(Gipit)
Pikat e lotit
që rrëshqasin faqeve
nuk qetësojnë
fijëzat e lënduara
të shpirtit tim.

Dhembja prek
shijen e njelmët
të lotëve
që rrjedhin si krua.
Nuk e nxjerr dot veten
nga ky pellg
mbushur me dhembje…
Motërzezat
e dy egjujt
thyen gishtërinjtë
si gurthyesit
gurët.
Zgjas duar t’i nxjerr
dy dhuratat
e motrat
nga deti i lotëve
ato pas mesnate
veshin ëndrrat
se ti rron,
rron e na përkëdhel
me humorin tënd
aromë trëndafili…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...