Dehari: Kryeministri shqiptar është i BDl-së

Kryetari i komunës së Kërçovës në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Dehari ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ballkan” të Linda Karadakut në “ABC” për situatën politike në Shkup dhe ndikimin që ka në rajon.

Pasi kaloi sprovën e numrave, Dehari u shpreh se tashmë qeveria e Maqedonisë është e fokusuar te hapja e negociatave me BE-në.

Në Maqedoni kemi një stabilitet pasi janë siguruar numrat në parlament. Do të kemi edhe një qeveri të re politike që do të vazhdojë mandatin. Ajo qeveri ka prioritetet dhe sfidat e saj për të realizuar, qoftë ato që janë aspirata drejt BE-së apo që kanë premtuar përpara qytetarëve.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...