Dëbora në Gjermani shkakton kaos në trafik

Shumë motoçiklistë u plagosën të shtunën në gjithë Gjermaninë për shkak të stuhive të borës dhe shirave të acartë që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Stuhitë e borës dhe shirat e acartë përfshinë Gjermaninë dje në mbrëmje.

Pranë qytetit lindor të Drezdenit një 34-vjeçare humbi drejtimin e makinës së saj duke u përplasur me një pemë dhe duke u plagosur rëndë së bashku me të bijën. Ato u dërguan në spital për plagosje të rënda.StrugaLajm

Ndërkohë, në qytetin perëndimor të Dortmundit ndodhën 33 aksidente me plagosje të rënda dhe të lehta, sipas policisë. Shumë makina bllokuan trafikun në autostradat A1 dhe A45 të Dortmundit duke shkaktuar konfuzion të madh, njofton ATSH.StrugaLajm

Policia ka regjistruar edhe shumë aksidente në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerttembergut. Në qytetin e Walldorf, një person i plagos rëndë pas përplasjes së një autobusi me një makinë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...