Dëbota do “pushtojë” Maqedoninë për Vitin e Ri

Nata e Vitit të Ri në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Reshjet e borës do të fillojnë nga e diela pasdite, do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës edhe ditën e hënë, ndërsa gjatë Natës së Vitit të Ri do të ndalojnë.

“Reshje të përkohshme të shiut dhe të borës në pjesët më të ulëta, ndërsa në ato të larta dhe në male të dëborës do të ketë nga e diela pasdite. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të hënën, veçanërisht në veri,ndërsa do të fryjë erë veriore, e cila herë pas here do të intensifikohet të hënën dhe të martën. Reshjet do të përfundojnë natën drejt së martës”, sipas DPHM.

Temperatura në Natën e Vitit të Ri do të lëvizë prej minus tre deri në tre gradë Celsius. Në juglindje do të jetë mbi zero ndërsa në pjesët e tjera të vendit Nata e Vitit të Ri do të jetë me temperaturë nën zeron.StrugaLajm

Temperatura e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

In : Aktuale

Loading...
loading...