Vetëm 15% kompensime nga dëmet e pësuara nga tërmeti i vitit të kaluar do të marrin qytetarët e Ohrit. Siç deklaruan për Alsat nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, pagesa do të fillojë të hënën. Tërmeti më i fuqishëm që e goditi Ohrin ishte më 3 korrik vitin e kaluar, me fuqi prej 5,1 shkallë sipas Rihterit. Ndryshe, për kompensim janë dërguar 862 kërkesa nga 60 persona juridik dhe 806 persona fizik.
Shuma e përgjithshme e dëmeve ishte 43 milionë denarë. Elaboratin e dërguam në Qeveri dhe më 2 tetor, Qeveria mori vendim që të dëmtuarit nga tërmeti të marrin kompensim prej 15%”- tha Rade Veljanovski, nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, Ohër.
Banorët me të cilët biseduam shprehen se shuma që shteti e ka ndarë për këtë qëllim është qesharake dhe fare nuk përkon me dëmet e pësuara. Nuk donin të flasin publikisht, nga frika që mos të mbeten pa asgjë.
Është zvogëluar edhe vlera për shkak se disa çmime nuk ishin reale. U ulën çmimet dhe në këtë mënyrë erdhën deri tek shuma prej 43 milionë denarë. Në vitin 2012 kishim tërmet në Debërc, gjithashtu edhe këtu u bë vlerësim dhe Qeveria atëherë mori vendim dhe i kompensoi qytetarët me 15%”- u shpreh Rade Veljanovski, nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, Ohër.
Në tërmetin e vitit të kaluar për 15 objekte u konfirmua se fare nuk janë të banueshme, se dëmet ka pasur edhe në disa objekte publike siç JANË Shkolla Fillore Vllazërim Bashkimi dhe një Çerdhe e qytetit.