Demiri i reagon Selës së AZGJ-së: I keni dhënë kosës më shumë se sa ju takon

“Mos e vet se të kallzon vetë” thotë një fjale e urte popullore e jona.
Këta jaranët e Agjencionit për zbatimin e gjuheve në fakt vetë e paskan pranuar që gjuha të cilën e flasin 20% të qytetarëve në RMV (shqipe) në fakt nuk qënka e barabartë me gjuhën maqedonase si që na trumbetojnë nëpër tubime e debate televizive!!!
E them këtë në kontekst të Ligjit mbi përdorimin e gjuhës maqedonase.Si ka mundësi që të mos sanksionohet mospërdorimi i gjuhës shqipe nëpër emërtimet e subjekteve juridike private(kompanive),ndërsa të sanksionohet mospërdorimi i gjuhës maqesonase?! Kjo tregon statusin e gjuhës vetvetiu.
Tani, sipas këti reagimi llogjike munden të jenë këto përfundime: ose gjuha shqipe nuk është e barabarte me atë maqedonase,ose nëse po,atëherë duhet ti kërkoni falje z.Shpëtim Pollozhani sepse keni gabuar dhe i keni dhënë kosës më shumë se sa që ju takon.
Në fakt, me ketë reagim ju ja keni lehtësuar punën dhe ja keni vërtetuar tezën opozitës pa dashje😀

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...