Demiri: Këto zgjedhje lokale do të jenë shumë të ashpra

Njohësit e çështjeve politike thonë se këto zgjedhje vendore, të gjashtat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, do të jenë nga më të ashprat për vetë faktin se partitë politike shqiptare garojnë me personat më të fuqishëm të partive siç janë drejtuesit e partive, deputetë, ministra etj.

“Këto zgjedhje do të jenë ndër zgjedhjet më të egra, për arsye se partitë kanë hyrë në këto zgjedhje me elitatpolitike, hyjnë me atë motivin “tani ose kurrë” kjo do të rëndojë atmosferën në zgjedhje. Me vetë faktin se tanimë edhe në listat zyrtare të kandidatëve për kryetar komune kemi liderë të partive politike, parti që garojnë me deputetë, ministra, e rëndojnë këtë situatë dhe kjo do ta rëndojë shumë skenën politike pas zgjedhjeve vendore” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ish kryetari i Komunës së Tetovës, dhe njohës i çështjeve politike, Alajdin Demiri.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...