Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së “shitje e votës” për Merkon!

Analisti politik, Alajdin Demiri ka komentuar vendimin e fundit të Partisë Demokratike Shqiptare ku mbrëm tërhoqi nga gara kandidatin e saj për Komunën e Strugës me pretekstin se ky vendim i tyre është në interes kombëtar të shqiptarëve.

Demiri për Zhurnal thotë prapa këti vendimi të Menduh Thaçit fshehet një pazar ku vetëm zoti e di se çfarë është. Sipas Demirit gjitha gjasat thonë se PDSH do e mbështet Merkon në Strugë.

“Këto zgjedhje lokale hapin rrugë për konspiracione dhe për koalicione të ardhshme. Pas vendimit të Thaçit, është një pazar pas të cilit zoti e din se çfarë fshehet sepse njëherit nuk është duke i bërë shërbim asnjë partie politike haptazi, e aq më pak PDSH ti bën shërbim Ziadin Selës, është e pakuptimt kjo duke i njohur rrethanat politike. Ky është një pazarë i msheft që koha do të tregoj. Çdo gjë është e mundur, por puna i ngjanë se PDSH mund ta mbështese Merkon”, ka deklaruar Demiri.

Ai mes tjerash u shpreh se e vetmja gjë që beson në këtë rast është se ky vendim i Thaçit për Strugën nuk është mbështetje për Ziadin Selen.StrugaLajm

Ndryshe,  PDSH Kandidatin e saj për Komunën e Strugës Mendin Asani e ka tërhequr nga gara për të parin e kësaj komune. Sipas kësaj partie ky vendim i ndihmon çështjen kombëtar dhe qëllimi i vetëm është që Struga prap të mbetë në duart e shqiptarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...