Demonstratat e vitit 1968 në Tetovë një kontinuitet historik!

1.
Tetova, si një ndër qendrat më të mëdha urbane – shqiptare, te ndara arbitrarisht dhe forcerisht nga Trungu Ame – me vendimet kriminale qe moren ambasadoret e fuqive te medha ne Konferencen famekeqe te Londres me 1912/13 kundrejt Tokave te Shqiperise dhe popullit te saj, ne te gjitha dekadat e mevonshme nen roberine e eger te regjimeve fashiste te ish jugosllavise (ngrehine kjo, qe perfundimisht hengri koken e vet ne vitin 1990) , mbeti, gjithashtu, njera nder vatrat kryesore te organizimeve te vazhdueshme te Rezistences tone Kombetare.
Por, meqenëse përmbajtja e këtij shkrimi modest është pjesë e opusit të opinioneve kushtuar ngjarjeve historike të vitit 1968, pjesën tjetër të historisë, sigurisht me më shumë kompetenca, profesionale në rend të parë dhe absolutisht jashtë ndikimeve mediokre të politikave ditore, do ta zbardhin dhe duhet ta zbardhin historianet…
Pra, Tetova e viteve të gjashtëdhjeta u gjet e rreshtuar, si gjithmonë në të kaluarën e saj, në anën e rezistencës. Tetova, pas shpërthimit të demonstratave të përgjakshme në Prishtinë dhe në shumë qytete tjera shqiptare, iu bashkua dallgëve të atij vullkani gjithpopullor dhe u tregoi edhe një herë pushtuesve sllavë se kufijt që janë vendosur me gjak mbi trupin e Shqipërisë nuk mund ta ndalin qarkullimin e gjakut shqiptar nëpër arterjet e së njëjtës zemër…
Por sot, kur gjeneratat e reja presin me të drejtë të hapet “kutia e pandorës” , të njihen me emrat dhe grupet që qëndruan pas organizimit dhe njëkohësisht, në ball të demonstratave që shpërthyen më 22 dhe më 23 Dhjetor të vitit 1968 në Tetovën Shqiptare, askush nuk e thotë atë që pritet prej tyre. Konkretisht, në një emision televiziv, kushtuar ngjarjeve në fjalë, pjesëmarrësit: Amet Zeqiri, Fadil Lushi dhe Xhemil Daci, që të tre ish të burgosur politik, që të tre personazhe të gjallë të kësaj historie, gjatë evokimit të kujtimeve të tyre, tek secili vërehej një shpërputhje e dukshme qëndrimesh – lidhur me organizimin e demonstratave. Akoma shfaqen dilema rreth përfshirjes së shërbimeve sekrete në këto ngjarje. Shërbimet e huaja që janë këmbëkryq nëpër historitë tona, kjo nuk është ndonjë sekret, por shërbimet zakonisht bëjnë të kundërtën, ato angazhohen të pengojnë me çdo mjet Levizjet Kombëtare të popujve që kanë nën sundim. Në rastin e dytë, kur nuk janë në gjendje të ndalojnë këto ngjarje, atëherë përpiqen t’i devijojnë nga qellimi, mundësisht t’i kompromentojnë, sidomos, përpara syve të opinionit ndërkombëtar. Dhe kjo arrihet, duke infiltruar njerëzit e vet brenda këtyre lëvizjeve. Megjithatë, sido që të shprehen këta veteranë që mbajtën dhe mbajnë mbi supe ndershmërisht barrën që u ngarkoi historia në një kohë dhe në çdo kohë, dhe që akoma rëndon mbi supet e tyre edhe në këto kohë të mbajtura peng nga e njëjta ideologji politike antishqiptare, historia ndodhi, faktet janë në dritë të diellit dhe askujt nuk i është marrë e drejta të japë opinionin e vet (gjithmonë në bazë të fakteve konkrete) lidhur me këtë pjesë historie të Historisë së Përgjithshme Shqiptare.
2.
Për ditën e parë, pra për 22 Dhjetorin, nga pjesëmarrësit e drejtëpërdrejtë ne valet e asaj historie, qofte individualisht, qofte te orgnizuar nëpër grupe të vogla, thuhet se gjithçka filloi spontanisht, pasi që krimineli ordiner me emrin Sreçko grisi Flamurin Kombëtar Shqiptar që valvitej, si në shumë pika kyçe të qytetit, në ballinën e shitores së patriotit Ismail Spahiu. Me këtë rast, populli i revoltuar doli në rrugë dhe iu drejtua dyqanit të kriminelit të lartëpërmendur dhe e shkatërroi me gjithçka deri në themel.
Kjo revoltë merret si një ndër shkaqet e shumtë ( jo nga të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjeve sigurisht) per shpërthimin masiv të demonstratave të 23 Dhjetorit. Pra, të ditës së nesërme.
3.
Më falni vëllezër, me falni Mësuesit e mi (ngaqë jeni simbole të mësuesise kombëtare), po i drejtohem opinionit dhe të gjithë bashkevuajtësve të kazamateve serbo-sllave, me mendimin dhe bindjen time te prere se, me gjithë modestinë tuaj shpirtërore, Ju mbeteni zëri dhe klithma e Popullit Shqiptar ne ato acare te paperseritshme të kohëve tuaja; Ju prijatarët bashkë me mësuesit, punëtorët ,nxënësit, pra me gjithë atë masë që përgjaku sheshin e Tetovës më 22 dhe 23 Dhjetor të vitit të lavdishëm 1968, që bashkë me ringjalljen e kujtimeve për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeni emblema e asaj KRYENGRITJE HISTORIKE .
Asnjë studim shkencor nuk mund të vërtetojë oportunizmin e asaj lëvizjeje të madhe. Ajo ishte dhe mbeti një hallkë e pakëputur dhe e natyrshme e zinxhirit të çeliktë të përpjekjeve dhe të luftrave të Popullit Shqiptarë për liri.Këtu “enigma mbyllet”, këtu nuk ekziston më “ kuti pandore”; këtu qëndroni ju këmbëkryq dhe në ballë të oxhakut, vëllezër të dashur!Uroj me zemër vëllazërore, të rroni e të gëzoni edhe shumë e shumë Nëntorë- të veshur me ngjyra të gjakut të të gjitha gjeneratave që dhanë gjithçka dhe “s’morën” asgjë për bashkimin e Nënës Shqipëri.
Lebit MurtishiStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...