Deponia, ky bakshish i falur nga pushteti dhe komuna

 

Deponia e mbeturinave po na paraqitet si përsëritje e fenomenit të Jugohromit, e cila bën helmimin e qytetarëve në mënyrë të heshtur duke marrë përmasa serioze në drejtim të dëmtimit të shëndetit të qytetarëve e sidomos të fëmijëve.

Natyra qytetit të Strugës i ka fal një bukuri natyrore që e karakterizon për natyrë të pastër për të cilën ia kanë zili shumë vende evropiane. Situata që ka marrë përmasa katastrofale jo vetëm që e zhbën këtë element si pasuri e qytetit të Strugës por njëherit fshehë edhe prapaskena të errëta të politikës ditore që shkojnë në dëm të qyetarëve.

Katastrofa e paralajmëruar se do vijë deri në këtë gjendje është edhe elementi fillestarë i dislokimit të kësaj deponie pikërisht në zemër të vendbanimit të banorëve të Strugës, por askush nuk e di se cilat janë ato parametra bazë që të përzgjidhet ky lokacion për deponinë, që me të vërtetë ky vend duhet të jetë vend që do të shërbente për zhvillim bujqësor dhe blektori.

Ne, Forumi Rinor i Lëvizjes Besa në Strugë kërkojmë që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë dhe organet kompetente të cilët kanë menaxhimin e kësaj deponie ti japin fund një orë e më parë, ku njëherit i bëjmë thirrje banorëve sidomos prindërve strugan të kanë kujdes fëmijët nga helmimi i mundshëm që mund të ketë pasoja në të ardhmen.

Forumi Rinor i Lëvizjes Besa në Strugë
15.06.2017

In : Aktuale

Loading...
loading...