Deponia-Ky kob i zi për Strugën dhe Struganët!

Nusret Ziba
Erë leckash e plasmasesh të djegura,re të zeza nga tymi i zjarrvënies në të katër anët e qytetit.Po mbytemi si të ishim minj e jo njerëz më thot një miku im.Dhe ky avaz po vazhdon tashmë disa ditë me rradhë në Strugën tonë të bukur,në Strugën tonë “turistike” në prag sezoni.Dhe heshtja vazhdon,tymnaja e kundërmimi s’kanë të ndalur,askush nuk e pengon këtë katastrofë të madhe përvec ndonjë reagimi spontan të ndonjë individi nëpër portalet lokale.
Ata që duhet të mbajnë përgjegjësi,atë e kërkojnë nga të tjerët dhe harrojnë se përgjegjës janë ata që e vunë dhe ata që e lartësuan këtë piramidë kanceri që po troket në dyert e cdo Strugani.
Dhe është koha e fundit që ti thërasim ndërgjegjes së vonuar,ti themi stop kësaj piramide vdekjeprurëse me hapa konkret duke kërkuar përgjegjësi me emër e mbiemër se nesër do bëhet vonë se do ballafaqohemi me mallkimin e gjeneratave që po vijnë.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...