Deputetët, gjykatësit dhe zyrtarët do i marrin rrogat e plota pa shkurtine

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi, me ekspres shpejtësi, në rend të ditës Urdhëresën e Qeverisë dhe ndaloi uljen e pagave të tyre, pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, deputetëve, drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë publik, gjykatësit kushtetues sot vendosën të anulojnë atë Urdhëresë të Qeverisë. Gjykata vendosi që dekreti ishte kundërkushtetues, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë se pagat e zyrtarëve mbeten të njëjta si më parë. Urdhëresa  e qeverisë për të ulur pagat e zyrtarëve vetëm për muajin prill dhe maj u soll si masë solidariteti në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe punonjësve të sektorit privat, të cilët ose marrin pagë minimale ose i kanë humbur punët e tyre.

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shfuqizojë nenin 18 paragrafi 2 të Ligjit për përmbarimin. Kjo do të thotë që tani e tutje, përmbaruesit nuk do të guxojnë të arkëtojnë nga qytetarët interes për kostot e përmbarimit që ata e arkëtojnë personalisht për vetë.

“Për Gjykatën nuk është e qartë se si mund të ngarkohet interesi ligjor për shpenzime të procedurës nëse ajo nuk është e cekur në dokumentin përmbarues (aktgjykim, vendim me të cilin dikush është dënuar me dëm etj.)”, kanë deklaruar nga  Gjykata Kushtetuese për SDK pas seancës së sotme.

Ndryshe, Gjykata kishte vendosur që funksionarët të mos marrin pagë minimale, por të marrin pagën e plotë, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror të mund të kenë shtesa dhe kompensime. Ky vendim rrëzoi Dekretin e Qeverisë së RMV-së që planifikonte shkurtimin e pagave për funksionarët shtetëror.StrugaLajm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e vlerësoi se procedura e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e uljes së pagave për 2,060 funksionarë shtetërore deri në rrogën minimale prej 14,500 është skandaloze.

Qeveria kishte miratuar Dekret për ndarjen e pagës minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët  dhe të gjithë të zgjedhurit e tjerë, të emëruar në sektorin publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që të sigurohen mjete për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për menaxhim me krizën të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

In : Aktuale

Loading...
loading...